Parlamenti Europian ka votuar heqjen e imunitetit të eurodeputetes greke Afroditi Latinopoulou, pas një kërkese të Prokurorisë së Apelit të Athinës lidhur me një çështje penale për një postim të saj në rrjetin social X (ish-Twitter).
Në postimin në fjalë, Latinopoulou akuzonte eurodeputetin e SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis, për pasurim të paligjshëm dhe për përgjegjësi në largimin e qytetarëve nga politika.
Me vendimin për heqjen e imunitetit, Parlamenti Europian i hap rrugë shqyrtimit të çështjes nga autoritetet gjyqësore greke. Tashmë do të jetë drejtësia në Greqi ajo që do të vlerësojë nëse akuzat e bëra në postimin e eurodeputetes përbëjnë vepër penale. a.b





