Zbardhet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Finlandës, Maran bën disa ndryshime

Zbardhet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Finlandës, Maran bën disa ndryshime

19:36, 12/11/2026

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka vendosur për formacionin që do të zbresë në fushë përballë Finlandës. Tekniku italian ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjet e mëparshme, duke ruajtur skemën e preferuar 3-4-2-1.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa reparti defensiv do të përbëhet nga treshja Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në mesfushë, Hysaj do të aktivizohet në krahun e djathtë dhe Pilo në të majtin, ndërsa në qendër do të luajnë Asllani dhe Ramadani.

Ndryshimi kryesor vjen në repartin ofensiv, ku Qazim Laçi ka fituar vendin e titullarit, duke lënë në stol Arbër Hoxhën. Laçi do të luajë pas sulmuesit Rei Manaj, në krah të Ernest Muçit.

Kuqezinjtë synojnë të zhvillojnë një paraqitje pozitive dhe të marrin një rezultat të rëndësishëm përballë përfaqësueses finlandeze.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Laçi, Muçi; Manaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco