Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin të Irlandës, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se bisedimet u përqendruan te forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të KFOR-it, si dhe te mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte situata aktuale e sigurisë në rajon dhe zhvillimet që lidhen me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit, Kurti ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një nga objektivat kryesore strategjike të vendit. Sipas tij, integrimi në Aleancën Veri-Atlantike do të kontribuonte në garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe më gjerë.
“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm”, shkroi Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës vlerësoi gjithashtu rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, duke shprehur rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me misionin e NATO-s në Kosovë.
© SYRI.net
BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Shqetësime serioze për sundimin e ligjit
Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën
Kryeministri Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE