Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT), ku është takuar me studentë të Rochester Institute of Technology (RIT).
Gjatë vizitës, Wendt u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi dhe inovacioni amerikan po kontribuojnë në përgatitjen e studentëve për t’u bërë drejtuesit e së ardhmes.
Sipas njoftimit, ambasadori zhvilloi gjithashtu bashkëbisedim me studentët, duke dëgjuar idetë dhe sugjerimet e tyre për mënyrat se si mund të ndërtohet e ardhmja.
“E ardhmja e Shqipërisë u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e ambasadës, duke vënë në pah rolin e arsimit cilësor, teknologjisë dhe inovacionit në formimin e brezit të ri.m.k





