Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës.
Reagimi i Ambasadës britanike vjen pasi në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës është futur në rend dite edhe kërkesa e PDK-së për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbejnë aspak interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, tha Ambasada britanike.
Më tej, Ambasada thotë se e kanë marrë “plotësisht parasysh shkallën e pakënaqësisë lidhur me aktgjykimet e fundit”, por theksohet se “besojmë se interesave të Kosovës mund t’u shërbehet më së miri duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i respektojë zotimet e saj ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.
“E inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohë për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Ambasada britanike në Kosovë.
Më herët, reagim pati edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, sikurse edhe nga Ambasada e Gjermanisë.
Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
- 19:02 Putin takohet me të dërguarit e Trump, kundërshton trupat e huaja në Ukrainë: Do të kërcënonin sigurinë e Rusisë
- 18:58 Apple paralajmëron përdoruesit në 99 vende për programet spiune
- 18:49 Hegseth nderon me medalje ushtarin që e qortoi në Varrezat e Arlingtonit (VIDEO)
- 18:30 Aksident tragjik në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur
- 18:11 Robotë humanoide në tunelet e Hamasit në Gaza (VIDEO)
- 18:05 Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja