Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi këtë të enjte, duke nisur nga ora 18:30.
Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh krahasuar me ditën e djeshme, kur tregtohej me 205 lekë.
Edhe benzina ka pësuar një rritje të lehtë prej 1 leku, nga 164 në 165 lekë për litër. Ndërkohë, gazi për automjete do të tregtohet me 71 lekë për litër.
Në njoftimin zyrtar, Bordi përcakton gjithashtu se çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 198 lekë për litër për naftën dhe 153 lekë për litër për benzinën.
Sa i përket sektorit të peshkimit, çmimi i gazoilit do të jetë 114 lekë për litër.
Çmimet e reja do të zbatohen nga ora 18:30 e ditës së sotme.
