‘Nuk do të bashkëpunojmë me ta’, ky është reagimi I parë i Listës Serbe, kundrejt deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi. Lista Serbe në reagim tha se “prej ditësh, në opinion po dëgjojmë paralajmërime për arrestime, kërcënime me shkarkime dhe fyerje në drejtim të përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilat vijnë nga individë të kandiduar në Listën Studentore”. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë tha se kjo retorikë e fituesve të zgjedhjeve në Serbi po i ngjan “retorikës së Prishtinës”. Lista Serbe ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit nuk ka dashur të përfshihet në polemika me përfaqësuesit e Listës Studentore, duke qenë e vetëdijshme për “përgjegjësinë që ka ndaj popullit serb në Kosovë”. Më tej në reagim Lista Serbe tha se duhet “kujtuar” që janë deputetët e saj janë ata që mund të pengojnë ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë edhe “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. “Përmes përfaqësuesve të saj të zgjedhur në mënyrë demokratike në dhjetë komunat me shumicë serbe dhe nëntë deputetëve në Kuvendin e Prishtinës, Lista Serbe do të vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe politikë në dispozicion, për të mbrojtur interesat e popullit tonë’, thuhet më tej në reagim. Lista serbe premtin se nuk do te heqë dorë nga lufta për të drejtat e popullit serb, ruajtjen e institucioneve serbe, çdo vendi të punës, çdo përfitimi social dhe sigurimin e kushteve për mbijetesën e popullit serb në Kosovë.