• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

by A. Q
12/11/2026 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimet e karburantit në treg.

Nafta është rritur me 2 lekë, ku nga 208 është bërë 210 lekë për litër dhe benzina është ulur me 2 lekë, nga 167 në 165 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

“Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe gazit ka përcaktuar këtë të enjte, më 12 nëntor 2026, tarifat e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend.

Vendimi u mor në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, si dhe kuadrit ligjor e fiskal në fuqi.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e miratuara nga bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 12 nëntor, në orën 18:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës, ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja të tregut.

Tarifat e reja tavan të miratuara:

-Gazoili, nafta, (standardi SSH EN 590)- Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 210 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

-Benzina (standardi SSH EN)- Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 165 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.

-Gazi për automjete- Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 71 lekë/litër, ndërsa me shumicë 59 lekë/litër.

-Gazoili për peshkimin- Çmimi për këtë sektor shtë caktuar në nivelin 114 lekë/litër.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregut të shumicës dhe pakicës mbi detyrimin ligjor për zbatimin e këtyre çmimeve. Në njoftim paralajmërohet se “në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, rikonfirmojnë angazhimin e tyre “të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

November 12, 2026
Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

November 12, 2026
Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In