Abuzimet me projektimet e godinave të policisë, GJKKO jep dënimin për 15 të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka shpallur së fundmi vendimin për 15 të pandehurit në dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për shkelje në tenderin për studimin dhe projektimin e disa komisariateve të Policisë.

Nga 15 të pandehurit, vetëm dy prej tyre janë dënuar me 6 muaj burg. Bëhet fjalë për Denisa Skënderajn dhe Elona Kokalarin, anëtare të njësisë së prokurimit, të cilat janë gjetur fajtore për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, për pjesën tjetër të të pandehurve, të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera, gjykata ka dhënë dënime disa me punë në komunitet disa me një vit shërbim prove.

Vendimi është shpallur nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka relatore dhe anëtar Erion Bani dhe Etleva Deda ,ndërsa hetimet për këtë çështje u kryen nga prokurorja Dorina Bejko.

Ndërkohë, çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme dhe ish-deputetit të PS, Plarent Ndreca, është ndarë, pasi ai ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme. Në kuadër të kësaj çështje është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në Vlorë, Komisariatin nr. 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin vlerën rreth 555 mijë euro. Sipas SPAK, procedurat janë kryer në shkelje të ligjit për të favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse.


Shtuar më 12.11.2026 18:05

Tags: ,
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet