
Në procesin gjyqësor në GJKKO, Ilir Meta ka paraqitur një sërë kërkesash për administrimin e provave lidhur me episodin e lobimit politik në SHBA, duke kërkuar dokumentacion të plotë mbi marrëdhënien kontraktore mes ish-LSI-së dhe kompanisë amerikane GSIS. Në një parashtresë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Metaj, i përfaqësuar nga avokati Bujar Musta, kërkon që të merren dhe shqyrtohen një sërë dokumentesh që lidhen me hetimet për lobimin politik.
Mbrojtja shprehet dakord me administrimin e provave të kërkuara nga Prokuroria, përfshirë dëshmitë e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke pretenduar se shqyrtimi objektiv i tyre do të mbështesë kundërshtimet e saj ndaj akuzave dhe do të provojë pafajësinë e të pandehurit. Një pjesë e rëndësishme e kërkesave lidhet me letërporositë e dërguara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunikimet mes Ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ilir Meta kërkon që gjykata të sigurojë kërkesën për ndihmë juridike të depozituar nga Prokuroria pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe dokumentet me numër 122/2022 dhe 3285/Prot./AH, të përcjella nga kjo ministri drejt autoriteteve amerikane.
(të plotë kërkesën e gjeni te linku i mëposhtëm)