Gjatë komunikimit me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s, që Shqipëria synon ta organizojë në Tiranë.
Rama bëri të ditur se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm, por ende nuk është arritur një dakordësi për datën e zhvillimit të tij.
Ai përjashtoi vitin 2027, ndërsa tha se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, atëherë ai do të zhvillohet me siguri në Tiranë.
Shfaq Komentet (0)






