Përfundon takimi me Putinin, të dërguarit e Trump udhëtojnë drejt Zelenskyt

Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë larguar nga Kremlini, pas bisedimeve që zhvilluan me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me çështjen e Ukrainës.
Largimi i tyre u konstatua këtë të enjte nga një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), i cili ndodhej në Moskë.
Pas takimit me kreun e Kremlinit, dy përfaqësuesit amerikanë pritet të udhëtojnë drejt Dublinit, në Irlandë, ku do të zhvillojnë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Këto kontakte diplomatike zhvillohen një ditë pas negociatave të mbajtura të martën dhe të mërkurën në Abu Dhabi, të cilat shënuan bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës që prej muajit shkurt.
Zhvillimet e fundit diplomatike vijnë në një moment të rëndësishëm për përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.




