Ambasada amerikane paralajmëron për vazhdimin e protestave në Prishtinë gjatë javëve të ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme, me mundësi të grumbullimeve në qendër të kryeqytetit.

Në njoftimin e saj, Ambasada ka bërë të ditur se protestat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

Sipas saj, demonstratat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, por situata mund të përshkallëzohet shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve.

Ambasada ka paralajmëruar gjithashtu për prani të shtuar të Policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe vështirësi në qarkullim gjatë orëve para dhe gjatë protestave.

Në këtë drejtim, u është bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në afërsi të demonstratave të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

Ambasada ka këshilluar personelin e saj që të shmangë demonstratat dhe tubimet e mëdha, ndërsa ka rekomanduar përcjelljen e mediave lokale dhe faqes së saj zyrtare për informacione të përditësuara.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika