Lifestyle
Temperatura të larta në mes të nëntorit, çfarë ndodh me motin ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri ën 24 gradë celcus, ndërs ato minimale në 14 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



