Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

    Insajderi
    12 November 2026 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Harry Kane po përgatitet ta shkruajë historinë me kombëtaren angleze.

    Në përballjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, sulmuesi i Bayernit pritet të arrijë kuotën e 126 paraqitjeve, duke u bërë futbollisti me më së shumti ndeshje për Anglinë dhe duke lënë pas Peter Shiltonin.

    “Ky është një prej momenteve më të rëndësishme të karrierës sime. Tregon përkushtimin, punën dhe vazhdimësinë për të qëndruar në formë dhe në shëndet të mirë”, ka deklaruar kapiteni anglez, i cili tashmë është edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares me 91 gola.

    Pas shumë viteve pa trofe te Tottenhami, kalimi te Bayerni në vitin 2023 i dha mundësinë të ndryshojë historinë e karrierës së tij.

    Në Gjermani, Kane ka fituar disa trofe madhorë, ndërsa këtë vit u shpërblye edhe me Topin e Artë. Tani, objektivi i madh në nivel klubesh është triumfi në Ligën e Kampionëve.

    “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Me Bayernin synoj Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kane, duke dëshmuar se edhe pas arritjeve të mëdha vazhdon të kërkojë suksese të reja. /Gazeta Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark