PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, afati për propozimet deri më 30 nëntor

12 Nëntor 2026 | 15:41

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë firmosur udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkish.

Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së dhe do të përfshijë jo vetëm anëtarësinë dhe strukturat e partisë, por edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale.

Sipas udhëzimit, kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e profesional, reputacion të pacenuar, arsim të lartë dhe angazhim të dëshmuar në jetën publike, si dhe kontribute në PD ose në kauza qytetare.

PD njofton se vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga një Komision i Seleksionimit me pesë anëtarë, i cili do t’i rekomandojë Kryesisë së PD-së emrat që plotësojnë kriteret. Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme.

Kandidatët mund të propozohen nga strukturat ose të vetëpropozohen, ndërsa dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë sekretariatit përkatës të PD-së.

Afati përfundimtar për mbledhjen e propozimeve është 30 nëntori 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar pranë paraburgimit të Vlorës, duke vënë në rrezik disa banesa në zonë pasi flakët rrezikojnë të përhapen. Sipas informacioneve paraprake,...
15:36 | 12/11/2026

Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU këtë të enjte ka dalë me një njoftim lidhur me shqetësimet për analizimin e produkteve ushqimore për kafshë. Në njoftim...
14:55 | 12/11/2026

Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është arrestuar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Sipas burimeve nga Policia e...
14:14 | 12/11/2026