Ekskluzive/ Kontrolle në spitalin e Fierit, Prokuroria lëshon urdhërarrest për drejtorin
12/11/2026 13:16
Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.
Mësohet se në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit.
Fillimisht u raportua se ishte arrestuar drejtori i Spitalit Memorial të Fierit, por zyrtarisht u bë me dije dhe u konfirmua se bëhej fjalë për drejtorin e spitalit Rajonal të Fierit.
Top Channel