E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Paralajmërimi për mot të keq, porti i Durrësit njofton pasagjerët: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari dhe anasjelltas

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive së lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.

Ndryshimi i orarit vlen për:

* F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;

* F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.

Reklamë

*Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.

Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.