Rritet bilanci i viktimave nga shembja e një ndërtesë në New York, 8 të vdekur dhe 17 të plagosur
Është rritur bilanci i viktimave pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut, teksa raportohet për 8 të vdekur dhe 17 të plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, dhe tregon se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.
Nga 17 personat e plagosur, katër ndodhen në gjendje kritike. Autoritetet po përballen me kushte jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë ndërhyrjes në rrënojat e ndërtesës.
Pamjet ajrore nga vendngjarja tregojnë një numër të madh ekipesh të emergjencës duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja. Forcat e shpëtimit po përdorin edhe pajisje të posaçme për të prerë dhe larguar pjesët e shembura të ndërtesës.
Më shumë se 250 zjarrfikës janë angazhuar në operacion, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Shkaqet që çuan në shembjen e ndërtesës nuk janë bërë ende të ditura
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, plagosen katër persona
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang jep dorëheqjen pas skandalit të spiunazhit
Putin pret Kushnerin dhe Witkoffin: Nuk jemi kundër dialogut me Evropën, por trupat e huaja në Ukrainë përbëjnë kërcënim
- 15:17 Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, plagosen katër persona
- 15:07 Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang jep dorëheqjen pas skandalit të spiunazhit
- 14:55 Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme
- 14:48 Mungesa e deputetëve shtyn seancën e Kuvendit të Kosovës për nesër, Haxhiu: Nuk mund të pres deri në pafundësi
- 14:30 Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
- 14:29 Putin pret Kushnerin dhe Witkoffin: Nuk jemi kundër dialogut me Evropën, por trupat e huaja në Ukrainë përbëjnë kërcënim