Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pafajësinë e Izmir Sakicës, Samul Trashanit dhe Alind Kajoshit për armëmbajtje pa leje, ndërsa për dy akuzat e tjera penale ka vendosur zbatimin e amnistisë.
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për tre të pandehurit Izmir Sakica, Samul Trashani dhe Alind Kajoshi, të cilët akuzoheshin për disa vepra penale të lidhura me aktivitetin e tyre kriminal.
Trupa gjykuese ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës për deklarimin e pafajshëm të tyre për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.
Ndërkohë, për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur që ndaj tyre të zbatohet amnistia penale.
Më herët, Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me një total prej 24 vitesh burgim.
Izmir Sakica dhe Samul Trashani janë përmendur edhe në dosjen hetimore të SPAK për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit, ku organi i akuzës ka zbardhur rolet e dy personave në këtë ngjarje.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



