Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen sse shisnin lëndë narkotike në doza të vogla, kryesisht në afërsi të perimetrit të shkollave. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Quick Strike 2”, të zhvilluar nga Policia e Lezhës në kuadër të planit “Shkolla të Pastra”, që synon goditjen e shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore. Të arrestuarit janë dy banorë të Laçit, 23 dhe 36 vjeç. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 126 doza të dyshuara narkotike, prej të cilave 113 me kanabis dhe 13 me kokainë.