Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, arrestohet drejtori me urdhër të SPAK
Me anë të një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Top Channel për praninë e aflatoksinës në qumësht.
Sipas AKU-së, gjatë periudhës 1 janar-31 tetor 2026, në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra të ushqimit për kafshë për analizimin e aflatoksinës B1.
Nga këto mostra, 26 kanë rezultuar konform, ndërsa 2 mostra misri me origjinë nga Greqia kanë rezultuar jashtë normave të lejuara. Më pas, ky produkt është asgjësuar.
Gjithashtu, AKU lajmëron se ka hartuar një plan masash tremujor për forcimin e kontrolleve ndaj misrit të importuar. Në kuadër të këtij plani janë marrë 16 mostra të tjera, të cilat janë dërguar pranë laboratorit të referencës ISUV për t’u analizuar për praninë e mykotoksinës së rrezikshme. Deri në momentin e daljes së rezultateve, misri do të qëndrojë i bllokuar në magazinat e subjektit.
Problematikat për cilësinë e drithërave më parë gjithashtu u hetuan edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2020-2025, i cili konstatoi problematika të ndryshme që nisnin me kushtet e magazinimit e deri tek mungesa e infrastrukturës laboratorike për të analizuar tipare të ndryshme mbi cilësinë e grurit dhe misrit.
Top Channel