Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme

12 Nëntor 2026 | 14:55

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU këtë të enjte ka dalë me një njoftim lidhur me shqetësimet për analizimin e produkteve ushqimore për kafshë. Në njoftim bëhet me dije se në periudhën 1 janar-31 tetor 2026 rezultojnë që në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra.

Sipas njoftimit, 26 mostra kanë rezultuar konforme. Më tej bëhet me dije se 2 mostra, produkt misër për kafshë që kanë qenë të bllokuara në magazinën e subjektit janë dërguar me destinacion asgjësimin e tyre.

Gjithashtu ka rezultuar se 2 mostra jo konforme të datave 3 mars dhe4 maj ishin me origjinë nga Greqia. Nisur nga problematikat e konstatuara, me qëllim parandalimin e situatave të krijuara Aflatoxine B1 është hartuar një plan masash 3 mujor.

“Plani 3 mujor për produktin misër ushqim për kafshë, është hartuar në bazë të treguesve të matricës së riskut dhe më konkretisht: historikut të jokonformiteteve, origjinës së produktit, sasisë dhe numrit të importeve.

Po vijohet me marrjen e mostrave për ngarkesat për të gjithë importuesit e këtij produkti, ku një vëmendje më e shtuar është për importuesit për herë të parë.

Në vijim të zbatimit të tij, janë marrë deri më tani 16 mostra, të cilat janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës ISUV për treguesin Aflatoxine B1, të cilat janë në proces analizimi.

Janë njoftuar të gjithë operatorët e biznesit që importojnë misër ushqim për kafshë që produkti do të kalojë me bllokim në magazinën e subjektit dhe do të mbahet i bllokuar deri në daljen e përgjigjes së analizave në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Frekuenca e marrjes së mostrave do të përditësohet referuar historikut të jokonformiteteve, origjinës së produktit, sasisë dhe numrit të importeve”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shton se po bashkëpunon me Drejtorinë e Shërbimit Këshillimor, Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe Projekteve duke vazhduar me vlerësimin e një plani monitorimi të përbashkët me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për monitorimin e prodhimit vendas të produktit misër, ushqim për kafshë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është shoqëruar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje....
14:14 | 12/11/2026

Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilët ndodhen aty në kuadër të punimeve të samitit...
14:02 | 12/11/2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo këtë të enjte zhvilloi një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Bodo zhvilloi takime me...
13:57 | 12/11/2026