• Kontakt
Thursday, November 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agroindustria shqiptare më e prapambetura në Rajon

14:59 : 12/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Shqipëria renditet ndër vendet me industrinë agro-ushqimore përpunuese më pak të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.

Megjithëse eksportet e produkteve ushqimore të përpunuara janë trefishuar gjatë dekadës së fundit, pesha e tyre në eksportet totale agro-ushqimore ka pësuar rënie.

Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, “From Farm to Market (nga ferma tek tregu), të publikuar së fundmi, eksportet e produkteve agroushqimore të përpunuara nga Shqipëria arritën mesatarisht në vetëm 48 milionë dollarë në vit gjatë periudhës 2020–2024. Kjo vlerë është mbi 40 herë më e ulët se ajo e Serbisë, që eksporton mbi 2 miliardë dollarë produkte të përpunuara në vit, dhe mbi 12 herë më e ulët se ajo e Moldavisë, me mbi 600 milionë dollarë.

Shqipëria renditet gjithashtu pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, vende që kanë zhvilluar një bazë më të gjerë të industrisë ushqimore përpunuese. Edhe Mali i Zi, një ekonomi shumë më e vogël, regjistron eksporte prej rreth 60 milionë dollarësh në vit, kryesisht në produktet e përpunuara të mishit dhe pijet alkoolike.

Në grupin e shtatë vendeve të analizuara, vetëm Kosova, me rreth 38 milionë dollarë eksporte mesatare vjetore të produkteve të përpunuara, qëndron pas Shqipërisë.

Lexo edhe:

Shqipëria, e fundit në rajon për eksportet e shërbimeve TIK ndaj PBB-së

Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Raporti evidenton se, megjithëse industria agroushqimore ka shënuar rritje në të gjithë rajonin, diferencat ndërmjet vendeve janë thelluar. Eksportet mesatare vjetore të produkteve të përpunuara për të shtatë ekonomitë u rritën nga rreth 1.96 miliardë dollarë në periudhën 2010–2014 në 3.46 miliardë dollarë në periudhën 2020–2024.

Vetëm Serbia përfaqëson mbi 60% të eksporteve rajonale të produkteve të përpunuara, ndërsa Shqipëria zë më pak se 1.5%.

Shqipëria eksporton më shumë produkte të freskëta, Serbia rrit përpunimin

Një nga gjetjet më të rëndësishme të studimit është ndryshimi i strukturës së eksporteve agroushqimore. Në Shqipëri, pesha e produkteve të përpunuara në totalin e eksporteve agroushqimore ka rënë nga rreth 33% në periudhën 2010–2014 në afërsisht 25% gjatë viteve 2020–2024. Kjo do të thotë se rritja e eksporteve është mbështetur gjithnjë e më shumë te produktet e freskëta dhe ato me një shkallë të ulët përpunimi.

Në Serbi ka ndodhur e kundërta. Pesha e produkteve të përpunuara është rritur nga rreth 61% në mbi 67% të eksporteve agroushqimore, falë zgjerimit të industrive të përpunimit të drithërave, vajrave, mishit, fruta-perimeve dhe produkteve të duhanit.

Edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë rritur peshën e produkteve të përpunuara në strukturën e eksporteve të tyre.

Sipas Bankës Botërore, zgjerimi i eksporteve shqiptare është mbështetur kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e perimeve të freskëta dhe bimëve mjekësore e aromatike, të organizuara rreth një numri të madh sipërmarrjesh të vogla. Ndërsa në vendet më konkurruese, zhvillimi është mbështetur në kapacitete industriale më të mëdha dhe në lidhje më të qëndrueshme ndërmjet fermerëve dhe përpunuesve.

Për Shqipërinë, eksportet e përpunuara janë të përqendruara kryesisht te produktet e fruta-perimeve dhe duhanit. Në krahasim, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë një strukturë më të diversifikuar, ku përpunimi i fruta-perimeve, bulmetit dhe mishit zë një pjesë të rëndësishme.

Përpunimi mbetet i kufizuar nga fragmentimi dhe mungesa e lidhjeve me fermerët

Banka Botërore vëren se kapacitetet përpunuese në rajon mbartin ende trashëgiminë e ish-industrive të mëdha agroushqimore të periudhës socialiste. Një pjesë e këtyre kapaciteteve u transformuan në ndërmarrje moderne eksportuese, ndërsa të tjera u shpërbënë dhe u zëvendësuan nga sipërmarrje të vogla.

Vendet që arritën të ruajnë ose modernizojnë kapacitetet industriale, të krijojnë lidhje të qëndrueshme me prodhuesit bujqësorë dhe të përmirësojnë standardet e cilësisë kanë regjistruar rezultate më të mira në eksport.

Në Shqipëri, fragmentimi i prodhimit bujqësor, vëllimet e kufizuara të furnizimit, mungesa e organizimit të fermerëve dhe investimet e pamjaftueshme në teknologji e logjistikë e vështirësojnë zhvillimin e një industrie përpunuese konkurruese.

Këto kufizime pengojnë sigurimin e lëndës së parë në sasi dhe cilësi të qëndrueshme, një kusht i rëndësishëm për ndërmarrjet që synojnë të eksportojnë produkte të përpunuara në tregjet europiane.

Megjithatë, raporti thekson se përpunimi industrial nuk është domosdoshmërisht alternativa me vlerën më të lartë për çdo produkt. Për fruta dhe perime cilësore, eksporti në gjendje të freskët mund të sigurojë çmime më të larta se përpunimi, veçanërisht në tregjet e Bashkimit Europian.

Por për të përfituar nga këto tregje, prodhuesit duhet të investojnë në zinxhirin frigoriferik, standardizimin e cilësisë, ruajtjen dhe transportin e produkteve drejt tregjeve më të largëta.

Banka Botërore vëren se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina i eksportojnë produktet e freskëta kryesisht në tregjet fqinje të Ballkanit Perëndimor dhe në vendet e afërta të BE-së, ku vlera e realizuar mbetet relativisht e kufizuar.

Për këtë arsye, studimi rekomandon zhvillimin paralel, forcimin e industrisë përpunuese aty ku ekzistojnë kapacitetet dhe potenciali për zgjerim, si dhe modernizimin e zinxhirit të tregtimit të produkteve të freskëta për të siguruar akses në tregje me çmime më të larta.

Për Shqipërinë, sfida është që rritja e prodhimit dhe e eksporteve bujqësore të shoqërohet me zhvillimin e industrisë ushqimore, përmirësimin e logjistikës dhe krijimin e lidhjeve më të forta ndërmjet fermerëve, grumbulluesve dhe përpunuesve.

 /Monitor

Etiketa: agroindustriprapambetjerajon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për eksportet e shërbimeve TIK ndaj PBB-së

09:10 : 25/08/2026
AKTUALITET

Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

08:53 : 10/08/2026
AKTUALITET

Shqiptarëve u duhen 28 mijë dollarë në vit për të arritur “pragun e lumturisë”

11:03 : 06/08/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; Serbia avancon me teknologjinë, Mali i Zi me turizmin

10:33 : 28/07/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon

08:17 : 17/07/2026
AKTUALITET

Edi Rama dhe Bajram Begaj paga rekord në Ballkan, 5 herë mbi mesataren e vendit

10:11 : 02/07/2026

TË GJITHA

Agroindustria shqiptare më e prapambetura në Rajon

14:59 : 12/11/2026

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte Shqipërinë, ja zonat më të rrezikuara

14:46 : 12/11/2026

Berisha iu rikthehet foltoreve, njofton takim në Kukës

14:39 : 12/11/2026

Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Ilir Meta!

14:32 : 12/11/2026

Rama i jep leksione Zelenskyt: Bisedoni me rusët! Na pëlqen apo jo, do t’i keni aty!

14:25 : 12/11/2026

EMRI/ Identifikohet shqiptari që u ekzekutua pranë Parlamentit Europian në Bruksel

14:21 : 12/11/2026

Detaje nga aksioni në Spitalin e Fierit, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

14:13 : 12/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com