Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Prodhuesit kërkojnë mbrojtjen e duhanit vendas, kundër barazimit të akcizës me cigaret

Share Share Icon

Në dëgjesën e zhvilluar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për paketën e re fiskale, përfaqësuesit e sektorit të prodhimit të duhanit kundërshtuan rritjen e parashikuar të akcizës, duke paralajmëruar se kjo masë rrezikon të dëmtojë prodhimin vendas dhe investimet e kryera në sektor.

Av. Sajmir Laçej, përfaqësuesi i sektorit argumentoi se projektligji parashikon një rritje të ndjeshme të akcizës për duhanin e grirë, duke krijuar një diferencë të madhe në raport me akcizën për cigaret. Sipas tij, ndërsa akciza e cigareve rritet me rreth 2deri 5% çdo vit, deri në vitin 2033 akciza për duhanin vendas parashikohet të arrijë gati trefishin e nivelit aktual.

“Do të ishte shumë efektive nëse ky diskutim do të ishte zhvilluar më herët me Ministrinë e Financave, pasi do të ishin shmangur disa gabime dhe pasaktësi në projektligj.

Për shkak se duhani i grirë që përdoret nga një fashë e caktuar konsumatorësh zë një peshë të papërfillshme në totalin e produkteve të duhanit, rreth 1.7% për produktin vendas dhe rreth 2% për atë të importit, gabimisht, akciza për prodhimin vendas është propozuar të trefishohet në harkun e gjashtë viteve, sipas kalendarit të taksimit.

Qëllimi i këtij projektligji është përafrimi me Direktivën 2011/64/KE duke synuar takimin në nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë hollë, i cili është 60 euro për kilogram.

Ndërkohë, sipas projektligjit, niveli i akcizës shkon në 113 euro për kilogram në harkun e gjashtë viteve da rreth trefishi i nivelit aktual të akcizës për duhanin e prodhimit vendas dhe rreth 70% më shumë për duhanin e importuar.

Ndërsa akciza e cigareve rritet me 2 deri 5% çdo vit, deri në vitin 2033 akciza për duhanin e prodhimit vendas rritet gati trefish.

Kjo është një anomali që deputetët mund ta identifikojnë lehtësisht, nëse i referohen dokumentacionit shoqërues të projektligjit”.

Barazimi i akcizës së duhanit me atë të cigareve është një tjetër anomali që duhet korrigjuar, sipas Laçej për shkak të vetë qëllimit të taksimit, “produktet që kanë një nivel më të ulët përpunimi nuk mund të taksohen njësoj me ato që kanë një nivel më të lartë përpunimi, siç janë cigaret.

Kjo është e verifikueshme edhe në direktëvën e BE ku raporti midis nivelit të akcizës për duhanin e grirë hollë dhe cigaret është 1 me 2.Detyrimet për vëndet anëtare të BE janë minimalisht 60 euro për kilogram për duhanin dhe 115 euro për kilogram për cigaret.

Për sa i përket historikut të mbështetjes së duhanit të prodhimit vendas, në Shqipëri ekziston një fenomen prej rreth 30 vitesh kultivimi dhe tregtimi i duhanit ka qenë në masë të madhe i paformalizuar.

Nuk ka një shembull në rajon apo në botë ku prodhimi vendas të formalizohet duke rritur në mënyrë kaq drastike, nivelin e akcizës. Kjo e bën të pamundur vazhdimësinë e këtij aktiviteti.

Strategjia në fuqi e ndjekur nga qeveria shqiptare për formalizimin e prodhimit të duhanit është organizimi i fermerëve për ta grumbulluar prodhimin në qendra tharjeje dhe përpunimi.
Kjo strategji ka dhënë rezultate.

Disa biznese kanë investuar miliona euro në këtë sektor, duke blerë makineri moderne. Ato kanë marrë me qira 150 hektarë tokë shtetërore zonën e Cërrikut dhe Shkodrës dhe kanë lidhur kontrata furnizimi me qindra fermerë.
Këto investime janë realizuar me aprovimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të pushtetit vendor.

Tani, pa pritur, këto biznese rrezikojnë të dalin nga tregu, sepse barazimi i nivelit të akcizës së duhanit me atë të cigareve i bën të pakonkurrueshme. Fasha e konsumatorëve që përdor këto produkte nuk mund ta përballojë një rritje dy deri në trefish të çmimit.

Ky është një nga efektet”, argumentoi ai.

Pasoja e dytë është se i gjithë sektori i formalizuar gjatë pesë viteve të fundit ka arritur të rrisë prodhimin me 20% në vit. “Nëse projektligji i propozuar miratohet sektori rrezikon të shkojë drejt zhdukjes, duke zeruar edhe rezultatet e formalizimit të arritura gjatë pesë viteve të fundit.

Direktiva parashikon gjithashtu trajtime të veçanta për zona të caktuara gjeografike. Për shembull, në rastin e Azoreve dhe Madeirës në Portugali, ekzistojnë precedentë për aplikim akcize të diferencuar deri në 50 më pak se niveli bazë. Ky parashikim mund të shërbejë për analogji edhe për zonat e Cërrikut dhe Shkodrës, me qëllim mbështetjen e prodhimit vendas të duhanit.

Prandaj, kërkojmë që masat që do të ndërmerren të mos jenë drastike dhe të mos cenojnë këtë sektor që është formalizuar. Ato nuk duhet të deformojnë as kërkesat e direktivës, për të cilën është propozuar ky projektligj dhe që, sipas relacionit shoqërues, synon pikërisht përafrimin me legjislacionin europian.

Pra, nuk bëhet fjalë për përafrim, por për deformim. Nuk bëhet fjalë për formalizim, por për cenim të sigurisë juridike të bizneseve që kanë besuar te strategjia për formalizimin e këtij sektori, përmes marrjes me qira të qindra hektarëve tokë dhe investimeve prej mbi 6 milionë eurosh në makineri dhe pajisje”.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Strehimi social, Ibrahimaj: Kredi pa interes e subvencion qiraje për studentët dhe familjet e reja

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për ...

1 hour më parë 3 Min Lexim

Manifaktura Shqiptare kërkon zero tatim për pagat deri në 80 mijë lekë, transparencë për fondet e BE

Në dëgjesën e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për efektet e paketës fiskale, kryetari i Manifakturës Shqiptare, Florja...

1 hour më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!