Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe agjentë të BKH-së
Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është shoqëruar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.
Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ndërsa për momentin nuk ka informacion nëse ndaj tij është lëshuar një vendim gjykate për ndalimin.
Burime gjithashtu bëjnë me dije se dosja hetimore përfshin edhe periudhën kur Voja ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tij apo rrethanat e plota të çështjes. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi dosjen dhe dyshimet që kanë çuar në arrestimin e tij.
Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues
- 14:13 Trump kërcënon Meksikën me dyfishim të tarifave nëse nuk ndalon karvanin e emigrantëve drejt SHBA-së
- 14:02 Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)
- 13:57 Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier
- 13:46 Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët: Asnjë lehtësim
- 13:34 Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues
- 13:30 Hungaria lehtëson rregullat e abortit në kuadër të reformës së të drejtave të grave