Përleshje mes Dibran Hoxhës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një përleshje fizike ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë mes Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe Andi Pajazitit i njohur me nofkën “Italiani”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se incidenti ka ndodhur më 7 nëntor.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve.  Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Kujtojmë se Hoxha është në vuajtje të dënimit me burgim lidhur me akuzën për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023, për të cilën është dënuar me 24 vjet burgim.

Kurse, Andi Pajaziti më 31 janar 2025 ishte liruar nga akuza për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore për rastin në lokalin “Bon Vivant”, kurse ishte dënuar me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika