Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

12/11/2026 13:55

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK dhe një oficer i Policisë Gjyqësore.

Sipas burimeve nga Policia e Fierit për gazetarin e Top Channel Neritan Trifoni, ai vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ku po zhvillohen veprimet hetimore nga përfaqësuesit e SPAK.

Arben Voja ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në administratën publike, mes tyre edhe atë të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier.

Ndërkohë, drejtori i Spitalit Memorial vijon të jetë në detyrë. Ende nuk ka informacion nëse hetimet e prokurorëve të SPAK do të shtrihen edhe në këtë institucion.

Top Channel