‘Nga Fevziu e mësova që kisha gjobitur Fevziun’- IRIQI bisedon me drejtuesen e AMA-s, Armela Krasniqi

‘Nga Fevziu e mësova që kisha gjobitur Fevziun’- IRIQI bisedon me drejtuesen e AMA-s, Armela Krasniqi

13:39, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:- Jo veç Klan, por edhe Syri e TV të tjera u gjobitën prej jush…

Krasniqi:- Një qartësim, u gjobitën ato emisione që nuk i konvenojnë qeverisë.

Iriqi:- Ç’domethënë nuk i konvenojnë?

Krasniqi:- Që nervozojnë palloshin pra.

Iriqi:- Kush është palloshi?

Krasniqi:- Ai mo, që nuk ma mban t’ia përmend emrin.

Iriqi:- Kuptova. E ke fjalën për Ramën?

Krasniqi:- Atë e the ti. Unë veç lexoj SMS që më shkruan.

Iriqi:- Rama të tha gjobiti?

Krasniqi:- Në fakt gjobat u vunë në fillim, më pas…

Iriqi:- E më pas?

Krasniqi:- E më pas unë e mësova nga Fevziu që kisha gjobitur Fevziun.

Iriqi:- Po a ia the? E sqarove?

Krasniqi:- Jo, se ai e di qartë që ne asnjë mendim nuk kemi tonin, jo më gjoba.

Iriqi:- Çudi, nuk të besoj. Ngaqë këto ditë kam lexuar plot shpjegime të tuat se pse u vure gjoba televizioneve.

Krasniqi:- I kam lexuar dhe unë shpjegimet e mia.

Iriqi:- Pse nuk i ke shkruar ti d.m.th?

Krasniqi:- Unë e stafi im veç lexojmë, o Iriq. Ne nuk shkruajmë. Jo se nuk dimë, por se nuk na lejojnë

Iriqi:- E kuptova. E kuptova që kur the, gjobat i shkruan palloshi e i vini ju.

Krasniqi:- E vërtetë, por pallosh mund ta shqiptosh me zë më të ulët. Të lutem. Madje me rrokje që mos e kuptojnë ata që kemi rreth e qark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco