E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Forcat e Armatosura hapin 250 vende vakante, interes i lartë nga të rinjtë në Gjirokastër për t’u bërë pjesë e ushtrisë

Fushata e rekrutimit për Forcat e Armatosura ka mbërritur edhe në Gjirokastër, ku është konstatuar interesim nga të rinjtë për t’u bërë pjesë e ushtrisë, me një pjesëmarrje të veçantë të vajzave.

Gjatë takimeve, të interesuarit u informuan mbi kriteret e aplikimit, mundësitë e karrierës dhe përfitimet që ofron shërbimi në Forcat e Armatosura.

Pjesë e aktivitetit informues ishte edhe ekspozita e armëve dhe pajisjeve ushtarake, e cila u mundësoi të rinjve të njiheshin nga afër me armatimin dhe mjetet që përdoren nga Forcat e Armatosura.

“Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e qarkut Gjirokastër mund të paraqitën pranë nesh për të marrë të gjitha informacionet, cilat janë kriteret për të aplikuar dhe çfarë mundësish ofrojnë FA. Aktualisht janë 250 kuota për ushatër deetar aktiv në FA”, tha Denisa  Pellumaj, majore.

Reklamë

Në kuadër të kësaj fushate, Ministria e Mbrojtjes ka çelur 250 vende vakante për ushtarë dhe detarë aktivë.

“Kjo fushatë rekrutimi përfundon në 15 janar 2027. Që do të thotë 250 vende vakante për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Kjo fushatë ka filluar ditë e hënë dhe që prej të hënës ne kemi pasur një ineters të jashtëzakonshëm, sidomos nga gjinia femër”, tha Pëllumaj.

Aktivitete të tilla synojnë tërheqjen e të rinjve që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë ushtarake dhe të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.