Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e ndodhur gjatë mbërritjes së tij në Irlandë, ku u qëllua me vezë nga një person, i cili më pas u ndalua nga policia.
I pyetur nga gazetarët se si e komentonte këtë pritje, Rama u shpreh se gjithçka kishte ndodhur në një vend demokratik, ku zbatohen rregullat dhe ligjet. Ai theksoi se, pavarësisht incidentit, ndihet shumë i mirëpritur në Irlandë.
“Ky është një vend demokratik që drejtohet nga rregullat. Ajo që ka ndodhur është pjesë e të qenit vend demokratik dhe ka të bëjë me rregullat dhe ligjet. Në Irlandë ndihem shumë i mirëpritur”, deklaroi Rama.
