Aksident në Podujevë: Arrestohet i dyshuari pasi goditi me veturë një këmbësor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Podujevë: Arrestohet i dyshuari pasi goditi me veturë një këmbësor

    Insajderi
    12 November 2026 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podujevën, ku një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësor.

    Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 1 nëntorit 2026, rreth orës 21:10, në rrugën “Ilir Konushevci”.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

    I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark