Lauren Sanchez shfaqet e tëra në luks - mban çantën e pazakontë që kushton mbi pesë mijë euro

Bashkëshortja e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, ka tërhequr vëmendjen gjatë promovimit të librit të saj të ri për fëmijë në New York, ku është shfaqur me një çantë luksoze të markës Louis Vuitton, me vlerë prej rreth pesë mijë eurosh.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi të thurur nga Balenciaga, të kombinuar me çizme deri mbi gjunjë.
Megjithatë, ishte çanta e saj ajo që mori vëmendjen kryesore.Modeli i quajtur LV Lodge ka një dizajn të pazakontë, të frymëzuar nga një kasolle skish.
Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të Louis Vuitton, çanta përbëhet nga 65 pjesë të ndryshme.
Ajo është punuar nga lëkura e lopës, me detaje nga pëlhura karakteristike Monogram e markës, derisa hapet nga pjesa e çatisë, ku mund të vendosen sendet e vogla të përdorimit të përditshëm.
Lauren ndodhet në New York për të promovuar librin e saj të ri për fëmijë, “The Fly Who Flew to the North Pole” (Miza që fluturoi drejt Polit të Veriut).
Gjatë së njëjtës ditë, Sanchez është shfaqur edhe me kombinime të tjera luksoze.
Për emisionin “Extra” kishte zgjedhur një kostum me fund nga stilisti Thierry Mugler, nga vitet ’90, të punuar me kadife të kuqe.
Lauren i kalon shpesh muajt e dimrit në Aspen, ku edhe më parë është shfaqur me veshje vintage nga Dior, nga periudha kur John Galliano drejtonte shtëpinë e modës, si dhe me krijime nga Bottega Veneta. /Telegrafi/












































