E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 48 minuta më parë
Video · Sociale

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq, nutricionisti paralajmëron: Lidhet me rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

A mund të jetojmë pa mish? Nutricionisti Rexhepi tregon sa herë në javë duhet ta konsumojmë dhe çfarë rreziku sjell teprimi

Agron Rexhepi, nutricionist, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, ka folur për rëndësinë e konsumit të mishit në një regjim të shëndetshëm ushqimor, sasinë që rekomandohet të konsumohet dhe rreziqet që mund të sjellë teprimi me të.

Sipas Rexhepit, mishi është një ushqim me vlera të larta ushqyese, veçanërisht për shkak të proteinave dhe vitaminës B12, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë vendin kryesor në menunë tonë të përditshme.

Nutricionisti rekomandon konsumimin e mishit pesë ditë në javë, në sasi të moderuar prej 120-150 gramësh, ndërsa dy ditë të tjera sugjeron orientimin drejt ushqimeve me origjinë bimore.

Reklamë

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që lidhet me konsumimin e tepërt të mishit të kuq, duke iu referuar studimeve shkencore që e lidhin atë me zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë.

Agron Rexhepi: Të ushqyerit e shëndetshëm nuk nënkupton thjesht të ushqehesh sipas një shijeje individuale, është nevojë biologjike. Mishi është një ushqim me vlera të larta, ka proteina me vlera të larta biologjike, ka edhe vitaminën B12 që është kulmi i së mirës. Mirëpo, nuk do të thotë që mishit t’i japim vendin kryesor në menunë ushqimore, ta bëjmë kryeministër të menusë. Nutricionistët preferojnë që 5 ditë në javë të hahet mishi, jo në sasi të madhe.

Mjafton 120-150 gram mish dhe në dy ditë duhet të orientohemi drejt ushqimeve bimore. Hulumtimet shkencore tregojnë se konsumimi i mishit të kuq në sasi të tepërt ka lidhje me zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Mishi është shumë i rëndësishëm, por duhet marrë në sasinë e caktuar. Mishi i kuq duhet të kufizohet, mjafton vetëm një herë në javë. Duhet pasur kujdes dhe me mënyrën e përgatitjes së mishit. Mënyra më e mirë është zierja, pastaj përgatitja me avull apo pjekja. Duhen shmangur skuqjet e tepërta, duhet shmangur karbonizimi i tij për shkak se krijohen substanca shumë të rrezikshme.

I pyetur nëse njeriu mund të jetojë pa konsumuar mish, Rexhepi u shpreh se kjo është plotësisht e mundur, pasi organizmi është i përshtatur për të tretur si ushqimet me origjinë bimore, ashtu edhe ato shtazore.

Ai theksoi se për një ushqyerje të shëndetshme rëndësi nuk ka vetëm lloji i ushqimit, por edhe sasia, cilësia dhe koha e konsumimit të tij.

Agron Rexhepi: Po, jetojmë pa problem edhe pa mish. Zoti e ka krijuar njeriun që të jetë edhe mishngrënës, edhe bimëngrënës. Sistemi tretës është i adaptuar që të tresë edhe ushqimin me origjinë bimore, po ashtu edhe ushqimin me origjinë shtazore. Pse të dhunojmë organizmin duke mos marrë një lloj të caktuar ushqimi? Nëse dëshirojmë të ushqehemi si duhet, duhet t’i kushtohet rëndësi aspektit sasior, cilësor dhe kohor të marrjes së ushqimit. Të ushqyerit e shëndetshëm është nevojë biologjike, jo çështje shijesh.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.