Përfaqësuesit e industrisë së turizmit kundërshtojnë rritjen e TVSH-së për akomodimin nga 6% në 10%, siç parashikohet në paketën fiskale 2027. Gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ata kërkuan që qeveria të përqendrohet te formalizimi i tregut dhe jo te rritja e taksave.