Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë

12 Nëntor 2026 | 12:15

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizitoi Akademinë e Policisë së Italisë, ku u prit nga drejtori i saj, Mario Viola.      

Gjatë takimit, Hita vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional në ndërtimin e një policie moderne dhe profesionale.  

“Një polici profesionale dhe moderne ndërtohet mbi përgatitjen cilësore, integritetin dhe aftësitë e punonjësve të saj. Për këtë arsye, zhvillimi i Akademisë së Sigurisë është një nga prioritetet e mia. Synimi ynë është të zgjerojmë bashkëpunimin me institucionet tuaja arsimore përmes programeve të përbashkëta akademike, shkëmbimit të pedagogëve dhe ekspertëve, trajnimeve të specializuara”, u shpreh Hita.

Drejtori i Akademisë së Policisë italiane, Mario Viola, vlerësoi progresin e Akademisë së Sigurisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për zhvillimin e saj.

“Vlerësoj progresin e Akademisë së Sigurisë të Policisë shqiptare, e cila tashmë është e akredituar dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shumë akademi në rajon, Evropë dhe ShBA. Jemi të lumtur që kontribuojmë në fuqizimin e saj. Akademia e Policisë italiane do të vijojë ta mbështesë përmes literaturës, trajnimeve, programit Master dhe çdo nevoje tjetër”, u shpreh Viola. 

Ndërsa rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro, falenderoi autoritetet dhe drejtuesit e Akademisë së Policisë italiane, për mbështetjen dhe kontributin në zhvillimin akademik e profesional. Ai vlerësoi rëndësinë e përafrimit të sistemeve të arsimit policor dhe vijimit të bashkëpunimit në programin Master “Hetimi i Krimit”, në fushën e trajnimeve, shkëmbimit të lektorëve dhe ndarjes së eksperiencave në policimin në komunitet.   

Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe formimit policor përbën një investim të drejtpërdrejtë në profesionalizmin e punonjësve të Policisë dhe në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

Është arrestuar këtë të enjte nga policia një tjetër prej autorëve, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D., një...
12:03 | 12/11/2026

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në përfundim të...
11:40 | 12/11/2026

Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë

Mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë janë bllokuar nga Dogana e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi në etiketimin e tyre....
11:13 | 12/11/2026