Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:50, 12/11/2026

Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen.

“FSHF paralajmëron tifozët të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të dublikuara dhe të shmangin blerjet nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta.

Në këto raste ekziston rreziku që e njëjta biletë të shitet disa herë, duke krijuar probleme në momentin e hyrjes në stadium.

Gjithashtu, për të shmangur radhët dhe vonesat, këshillojmë të gjithë tifozët të paraqiten pranë stadiumit në kohë, duke planifikuar paraprakisht mbërritjen e tyre.

Për arsye sigurie, Policia e Shtetit do të kryejë kontrolle të shtuara në hyrje të stadiumit. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të personelit të sigurisë.

FSHF fton të gjithë tifozët të tregojnë përgjegjshmëri, në mënyrë që hyrja në stadium dhe zhvillimi i ndeshjes të kalojnë sa më mirë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen! Së bashku në krah të Kombëtares!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco