E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Një nga gurët më të rrallë në botë del në ankand, diamanti 24 karatësh shitet 14.8 milionë dollarë

Një diamant rozë i rrallë, 24 karatësh, i vendosur në një unazë të markës së njohur Bulgari, është shitur mbi 14.8 milionë dollarë në ankandin “Magnificent Jewels” të shtëpisë Christie’s, zhvilluar më 10 nëntor në Gjenevë.

I pagëzuar si “The Bulgari Pink”, diamanti me prerje smeraldi u ekspozua për herë të parë publikisht pas më shumë se shtatë dekadash. Guri i çmuar u shit brenda vlerësimit paraprak të ankandit, i cili varionte nga 12 deri në 18 milionë dollarë.

Sipas Christie’s, diamanti ka një histori të veçantë familjare. Ai ishte blerë në Indi në vitet 1950 nga stërgjyshërit e pronarit aktual dhe besohet se vjen nga rajonet legjendare të prodhimit të diamanteve në këtë vend.

Shtëpia e ankandeve thekson se guri i përket kategorisë së rrallë Type IIa.

Reklamë

Në vitet 1950, Bulgari e vendosi diamantin në një unazë, duke krijuar një prej bizhuterive më të veçanta të koleksionit.

Sipas Max Fawcett, drejtuesit global të departamentit të bizhuterive në Christie’s, vlera e tij qëndron jo vetëm te madhësia dhe ngjyra intensive, por edhe te historia që mbart.

Me shitjen e “The Bulgari Pink”, Christie’s e përmbylli serinë e ankandeve në Gjenevë me një prej rezultateve më të spikatura të këtij sezoni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.