Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në SPAK sot më 12 nëntor, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.
Berisha është thirrur që të dëshmojnë, në cilësinë e kallëzuesit. Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve. Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale.
Çështja ndaj Gjokës lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi pretendohet se në të nuk është deklaruar një dënim i marrë më herët nga gjyqtarja në Greqi.
© SYRI.net
Çoçoli: Nuk kemi një ekonomi mirëfilli prodhuese, përkundrazi e kemi në tkurrje, bujqësia...
Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje
Rrija e çmimeve, Sejdarasi: Shqipëria nuk prodhon, s’ka një model ekonomik, pagat nuk duhet të caktohen me vendim qeverie