Rama: Irani ndezi protestat! Tani jemi të qetë të luftojmë korrupsionin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2026, 10:13

Gjatë një vizite në Dublin, kryeministri Edi Rama ka adresuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Shqipëri, duke deklaruar se pas trazirave qëndrojnë ndërhyrjet e regjimit iranian përmes rrjeteve sociale, të cilave u janë bashkuar më pas aktorë vendas.

Sipas kreut të qeverisë, natyra e protestave ka ndryshuar ndjeshëm që prej muajit qershor, duke përfshirë opozitën politike dhe grupime nga skajet e ekstremeve të majta dhe të djathta, të cilat shoqëroheshin me akte dhune.

“Regjimi iranian i ka duart e veta në ndezjen e protestës përmes shumë ndërhyrjeve nëpërmjet medias sociale. Ka shumë duar të tjera që kanë hyrë dhe, pas fillimit të qershorit, protesta nuk ishte më ajo që ishte”, deklaroi Rama.

“Tani ka disa aktorë të tjerë: opozita politike, një kombinim skajesh nga e majta dhe e djathta ekstreme, së bashku me të drejtën e tyre legjitime. Më pas kishte dhunë, e cila është e papranueshme”, shtoi ai.

Pavarësisht situatës, Rama u shpreh i qetë dhe optimist për ecurinë e vendit, duke u mbështetur te vlerësimet e raportit të Komisionit Europian. Ai pranoi sfidat ekzistuese me korrupsionin, por theksoi se për herë të parë Shqipëria ka ngritur një mekanizëm institucional që po e lufton atë në mënyrë efektive.

“Kur bëhet fjalë për gjithçka tjetër, unë jam vërtet i qetë, sepse mund t’ju drejtoj drejt raportit të Komisionit. Në Shqipëri ka probleme me korrupsionin, por vendi po e lufton dhe, për herë të parë, kemi një sistem që po e lufton”, tha Rama.

“Jemi në një pozitë të mirë. Besoj se na duhet të rishpërndajmë më shumë, por duhet të kesh më shumë”, përfundoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit