Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar

12 Nëntor 2026 | 10:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në ambientet e SPAK. Mësohet se Berisha do të merret në pyetje lidhur me kallëzimin e tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë thirrur në cilësinë e kallëzuesve.

Kallëzimi ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, ku pretendohet se nuk është pasqyruar një dënim i marrë në Greqi.

Irena Gjoka është gjyqtarja e posaçme që ka firmosur vendimet për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë të pandehur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: Rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030

Në raportin e tretë, CCBS paraqet transformimin e saj industrial në Shqipëri: të ardhurat rriten me 3,4%, rikuperimi i mbetjeve arrin në 85%, energjia e...
10:00 | 12/11/2026

PROFIL! Kush është drejtuesja e re e SHISH Esmeralda Hasani

Esmeralda Hasani është emri që do të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi...
09:32 | 12/11/2026

Ndeshja Shqipëri-Finlandë në “Air Albania”, policia njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka dalë këtë të enjte me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës e cila...
09:27 | 12/11/2026