Sali Berisha, kreu i PD-së, do të paraqitet sot, më 12 nëntor, në SPAK për t’u pyetur mbi kallëzimin e bërë ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.
Për të dhënë dëshmi si kallëzues janë thirrur Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Të lidhura
None found
Hetimet për gjyqtaren Irena Gjoka kanë vijuar nga Prokuroria, pasi Gjykata e Posaçme nuk pranoi kërkesën e SPAK për t’i mbyllur ato. Me vendimin e saj, gjykata e ktheu dosjen për plotësimin e hetimeve dhe për veprime të tjera procedurale.
Në qendër të çështjes janë dyshimet se Gjoka ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit. Sipas pretendimeve, ajo nuk ka shënuar në formular një dënim që kishte marrë më parë në Greqi.
Si gjyqtare e GJKKO-së, Irena Gjoka ka shqyrtuar kërkesat e SPAK për dosjen “Partizani” dhe ka firmosur vendime për to. Në atë dosje, të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.








