E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Byrek me mish pule dhe oriz, tradita çame nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!

Përbërësit:

2 gota miell OLA

2 qepë të grira

Reklamë

2 gota oriz GOLD

2 vezë

1 pulë fshati

Lëng pule

Vaj ulliri

Kripë, piper, borzilok

Niseshte për hapjen e petëve

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin për 2-3 petë. Miellit i shtojmë kripë, vaj ulliri dhe ujë sipas nevojës, derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. E lëmë të pushojë.

Ndërkohë, kaurdisim lehtë pjeset e pules pasi e kemi ndare ne racione dhe  e kemi marinuar më parë me kripë dhe piper.

Hapim petët me pak niseshte, duke u kujdesur që të jenë të plota.

Shtrojmë petën e parë në tavën e lyer me vaj ulliri dhe e spërkasim me pak vaj. Vendosim sipër petën e dytë.

Shpëlajmë orizin me ujë të nxehtë, e kullojmë mirë dhe e shpërndajmë mbi petë. Shtojmë qepët e grira, pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok.

Mbi shtresën e orizit vendosim copat e pulës.

E fusim byrekun në furrë të parangrohur në 200°C për 5 minuta.

Më pas e nxjerrim nga furra dhe i shtojmë sipër lëngun e pulës, së bashku me vezët e rrahura me pak lëng.

E rikthejmë byrekun në furrë dhe vazhdojmë pjekjen për rreth 20 minuta, derisa orizi të jetë gatuar dhe sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur të artë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.