Lista anti-Finlandë, zbulohen 4 lojtarët që do të “sakrifikohen” nga trajneri Maran

Kombëtarja | 5 minuta më parë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, duket se ka vendosur se cilët do të jenë 4 lojtarët që do ta ndjekin nga tribuna ndeshjen e sotme me Finlandën. Italiani ka 27 lojtarë në grumbullim, por në protokoll lejohen vetëm 23, kështu që 4 kuqezinj duhet të “sakrifikohen”.

Nuk ka një konfirmim zyrtar, por mësohet se bëhet fjalë për dy dinamovitët Klevi Qefalija dhe Ysni Ismaili, Feta Fetain dhe Samuele Sinën. Dy mbrojtës dhe dy mesfushorë. Maran nuk ka preferuar të mbajë as Ismailin, edhe pse për pozicionin e mbrojtësit të djathtë ka vetëm Hysajn në ekip.

Ndoshta lojtarët “e përjashtuar” nga ndeshja e sotme do të jenë në listë për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, por gjithçka varet nga rezultatet e ndeshjeve të sotme në Grupin 1 të Ligës C, ku bën pjesë Shqipëria.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme