Europa nuk ka nevojë të caktojë një të dërguar të posaçëm për të përfaqësuar Bashkimin Europian në bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilat pritet të zhvillohen në Dublin. Kështu është shprehur kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.
Duke komentuar mundësinë e emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm europian për këto negociata, Michal tha se tashmë ekziston një marrëveshje për emrat që mund të përfaqësojnë Europën në këtë proces.
“Do të thoja se tashmë kemi një marrëveshje për emrat”, deklaroi kryeministri estonez, duke iu referuar presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Deklarata e tij vjen në një moment kur po diskutohet roli që duhet të ketë Europa në negociatat mes Kievit dhe Moskës, si dhe mënyra se si Bashkimi Europian do të përfaqësohet në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.
