Pas skandalit me biznesmenen kineze, CEO i Nvidia-s kapet në një tjetër aferë jashtëmartesore, këtë herë me një drejtoreshë të kompanisë
Studiuesi i njohur Aurel Plasari është shprehur kundër çdo ndërhyrjeje që mund të sjellë tjetërsimin e godinës historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria” në Vlorë, në kuadër të projektit për ngritjen e Muzeut Hebraik.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Plasari ka deklaruar mbështetjen për mbrojtjen e Klubit “Labëria”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Sipas tij, këto monumente nuk duhen parë thjesht si asete turistike, por si dëshmi të së kaluarës dhe hapësira të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj me historinë e vendit.
Reagimi i Plasarit vjen në një kohë kur projekti i Muzeut Hebraik në Vlorë ka nxitur diskutime dhe shqetësime nga studiues, qytetarë dhe Shoqata “Labëria – Nderi i Kombit”, lidhur me ruajtjen e identitetit historik të godinës.
Në reagimin e tij, Aurel Plasari shkruan:
“PRO MBROJTJES SË KLUBIT ‘LABËRIA’!
Kundër – krejtësisht kundër – tjetërsimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Monumentet e trashëgimisë kulturore nuk janë thjesht ‘asete turistike’. Sidomos nuk janë të tilla për atë shumicë turistësh, të cilët i shijojnë nëpër foto sitet historike që nuk kanë pasur kohë t’i shijojnë në vend, ngase kanë qenë të zënë duke bërë fotot.
Monumentet e trashëgimisë kulturore janë shkollë e gjallë për brezat e rinj të njëpasnjëshëm, për të njohur historinë e vendit të tyre, për ta respektuar atë, mirë do të ishte edhe për ta dashuruar”.
Top Channel