Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit ndaj Spitalit Nasser, në qytetin e Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Bombardimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 12 nëntor, ndërsa mes viktimave raportohet edhe një kirurg.

Lajmi u konfirmua nga Mbrojtja Civile Palestineze. Zëdhënësi i këtij shërbimi, Mahmoud Bassal, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) se gjashtë persona kishin humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë ishin plagosur. Edhe vetë spitali konfirmoi numrin e viktimave.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi goditi një ndërtesë brenda kompleksit mjekësor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallat e operacionit dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mes viktimave ishte edhe një kirurg, raportoi agjencia Reuters.

I pyetur për sulmin, një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se informacioni ishte duke u verifikuar, pa dhënë detaje të tjera.
sht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb