“Dera e Bashkimit Evropian është hapur dhe Shqipëria është në një moment përcaktues për t’u bërë pjesë e unionit”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga kryeqyteti i Irlandës, Dublini, para një audiencë ekspertësh të Europës dhe Ballkanit, si dhe diplomatësh, në një aktivitet me temë “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”. “Jemi në një moment tejet përcaktues të historisë sonë. Shohim një derë të hapur si një mundësi reale, për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Është një moment kulmor, ku gjërat që dukeshin të pamundura, tani janë të mundura. Mund të bëhemi pjesë e kësaj familjeje më në fund”.