Kjo situata kaotike që ka përfshirë Spanjën, ku miliona njerëz kanë zbritur në rrugë, në grevën e parë të përgjithshme në vend në 14 vitet e fundit. Situata më e rënduar është në Barcelonë, ku ka pasur grumbullime masive, tensione të forta dhe bllokada në rrugë e transport. Qytetarët sulmuan institucionet, bllokuan akset kryesore, autostradat e bulevardin e qytetit. Transporti publik u paralizua pjesërisht gjatë ditës. Greva u shtri në të gjithë vendin, ku pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe paralajmërimeve për stuhi, dhjetëra mijëra qytetarë dolën në sheshe dhe rrugët e qytetit për të protestuar.