Artan Hoxha për klanin “Çopja”: Ka kaluar 3 mld euro pasuri dhe ka trafikuar 6 mld euro kokainë
Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me aktivitetin kriminal të klanit “Çopja”, duke pretenduar se kjo organizatë kriminale ka trafikuar kokainë me një vlerë që arrin në rreth 6 miliardë euro, ndërsa pasuria e kaluar prej saj kap shifrën e 3 miliardë eurove.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha u ndal edhe te materialet e publikuara në dosjet e SPAK, duke sqaruar se shumat e parave të shfaqura në fotografi nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht prova materiale të sekuestruara, por janë pamje të zbuluara nga komunikimet mes anëtarëve të rrjetit kriminal.
Sipas gazetarit, hetimi ndaj kësaj organizate është zhvilluar edhe nga autoritete të huaja, përfshirë hetues belgë, gjermanë dhe italianë, të cilët janë fokusuar te provat konkrete të siguruara gjatë operacionit.
“Franç Çopja në vitin 2020 ka qenë 28 vjeç dhe flitej se kishte qenë shqiptari i parë që kishte kaluar 1 miliard dollarë. Njihej si një talent shqiptar, që ishte i aftë të lëvizte sasi shumë të mëdha kokaine. Për të është folur edhe më parë se ka futur 1 ton flori në Shqipëri. Këta janë ngjitur shumë shpejt”, u shpreh gazetari.
Hoxha tha se aktiviteti i organizatës kishte arritur përmasa të tilla, saqë Shqipëria ishte bërë shumë e vogël për të administruar dhe investuar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.
“Ata arritën në pikën që Shqipëria ishte shumë e vogël për ta, nuk kishin ku t’i çonin lekët. Ai ka kaluar 3 miliardë dhe ka trafikuar 6 miliardë euro kokainë”, deklaroi Artan Hoxha.
“E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Artan Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje
- 22:27 “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”, pjesë nga bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingota ari
- 22:12 Lufta në Ukrainë, Rama ‘kritika’ Europës nga Dublini: Gabim i madh që hoqi dorë nga diplomacia me Rusinë
- 22:08 Përleshje fizike në Abu Dhabi mes boksierëve rusë dhe gjeorgjianë (VIDEO)
- 21:57 “E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike
- 21:52 ”SHISH ka marrë goditje në zemër”, Roland Qafoku: Goditja më e madhe që ka marrë shteti shqiptar pas vitit 1990
- 21:46 Zhvillimet në Serbi, Rama: Lista Studentore eksperiment politik, fantazma e së shkuarës pengon Beogradin